FC DRITA do të zhvillojë ndeshjen e 33-të kampionale ndaj FC Prishtinës nesër në stadiumin Ramiz Sadiku në Prishtinë.
Pikërisht për këtë ndeshje folën sot në konferencë kryetrajneri, Zekirija Ramadani dhe futbollisti Meris Maliqi.
“Nesër na pret një derbi i vërtetë do të jetë ndeshje e vështirë, një përballje ndaj një rivali tonë të vjetër ku objektivi jonë është shumë më i gjatë se i tyre. Jam i bindur se ekipi jonë e do më tepër këtë fitore dhe do japim më tepër të dalim te objektivi ynë kryesorë, që janë tri pikët. Shpresoj që me këtë ndeshje ne t’i kthehemi rrugës që duhet dhe nuk jemi dorëzuar dhe do të luftojmë në mënyrë sportive deri në fund të kampionatit”, ka thënë Ramadani.
Ndërsa, futbollisti Meris Maliqi tha se janë përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme.
“Kemi një ndeshje mjaft të vështirë ndaj një ekipi të fortë, jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme. Besoj nesër shkojmë për fitore dhe t’i marrim tri pikë”,ka thënë Maliqi.
“Ne e kemi të domosdoshme për të siguruar fitorën drejt objektivit tonë, për ta mbajtur kontinuitetin fitore pas fitore dhe të kthehemi aty ku e meritojmë kur dihet objektivin që kemi”, ka thënë Ramadani.
Ndeshja FC Prishtina – FC DRITA zhvillohet nesër 9 maj në stadiumin Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 15:00.