Nga 12 maji (sot), euro do të jetë valuta e vetme për transaksione në Kosovë, pasi periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka përfunduar të shtunën.
Në kuadër të kësaj periudhe janë ofruar informacione për qytetarët rreth zbatimit të rregullores për pagesa me para të gatshme.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) kishte njoftuar se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.
Ndërsa, Prishtina dhe Beogradi ndërkohë, janë duke kërkuar zgjidhje në Bruksel, por deri tani pa marrëveshje.
Ndryshe, më 1 shkurt, Banka Qendrore e Kosovës ka fuqizuar një rregullore që e ndalon përdorimin e monedhës serbe në Kosovë.
Rregullorja e BQK-së parasheh që euroja të jetë mjeti i vetëm i pagesës kudo në Kosovë.
BE e ShBA kishin kundërshtuar hyrjen në fuqi të kësja rregullore nga janari. Ata kanë kërkuar që zbatimi i rregullores së re të BQK-së të shtyhet.