Me fillim nga ora 10:00 nesër do të mbahet Kuvendi Komunal i Gjilanit.
Senancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit mund ta ndiqni drejtpërdrejt në valët e Radios Star dhe në live stream në fanpagen Radio Star Gjilan.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1 Njoftim në lidhje me vlerësimin e ligjshmërisë nga MAPL të dy Rregulloreve të miratuara në seancën e KK-Gjilan të datës 22.03.2018
2.2 Propozim Rregullore (kgj) nr. 01/2018 për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre
2.3 Propozim Rregullore (kgj) nr. 04/2018 për menaxhimin e Shtëpisë së Rinisë
2.4 Propozim Rregullore (kgj) nr. 05/2018 për menaxhimin e Bibliotekës së Qytetit
2.5 Propozim vendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani” në Gjilan
2.6 Plani i punës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,(KKSB) për vitin 2018
2.7 Kërkesë për mbështetje financiare të Teatrit të Qytetit të Gjilanit
2.8 Kërkesë për mbështetje financiare për ngritjen e Shtatoreve të Shaban dhe Sami Ukshini në fshatin Zhegër
3. Të ndryshme
Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 31.05.2018 në ora 10:00.