Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku partia e të cilit refuzoi darkën e punës me kryeministrin Albin Kurti, ka vizituar Komunën e Dragashit.
Ai atje është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bexhet Xheladini, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Abdixhiku e lavdëroi mikpritjen e bërë nga Xheladini.
“Sonte në Sharr, Dragash. Mikëpritje autoktone e kryetarit Bexhet Xheladini! Qeni ilir, qeni i sharrit, ndër bukuritë e pasuritë më të mëdha shqiptare!”, ka shkruar Abdixhiku.