Sindikata e Policisë së Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve të zyrtares policore Lumnije Dervodeli Borovci, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Gjilan.
Në shkrimin e tyre thuhet se Policia e Kosovës duhet urgjent të ndërmarr hapa konkret në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, mirëqenies dhe gjendjes shëndetësore të pjesëtareve të PK-së.
“Me rastin e vdekjes së koleges tonë, zyrtares policore Lumnije Dervodeli Borovci, Sindikata e Policisë së Kosovës i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën të ndjerën.
SPK vlerëson se Policia e Kosovës duhet urgjent të ndërmarr hapa konkret në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës, mirëqenies dhe gjendjes shëndetësore të pjesëtareve të PK-së. SPK do të jetë në dispozicion të familjes së të ndjerës për të ofruar gjithçka që është në fuqinë tonë me shpresën që në të ardhëm raste të tilla asnjëherë të mos na përsëriten”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.