Të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 35-të shkruan Radio Star.
Ndeshja kryesore e kësaj xhiro padyshimë do të jetë dueli më interesant në Kosovë dhe derbi më i madh mes SC Gjilanit dhe FC Dritës.
Tani është caktuar edhe gjyqtari i cili do të ndajë drejtësi në këtë ndeshje, Eridon Podvorica do të jetë gjyqtari kryesor, i ndihmuar nga dy anësorët Edmond Zeqiri dhe Enis Bejtullahu.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 15:00, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan./radiostar/