Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE u bënë bashkë këtë të enjte në Samitin e Kotorit në Mal të Zi.
Vëmendjen në margjinat e samitit të Kotorit e tërhoqi edhe një takim i ftohtë mes kryeministrit Rama dhe Albin Kurtit.
Rama ka sqaruar se në atë zyre nuk ishte takimi i parë me Kurtin, pasi që ishin takuar më herët dhe se fotografia nuk kishte kuptimin që mori.
“Tash kjo është koha ku jetojmë dhe një fotografi e cila shkëputet nga konteksti edhe qarkullon në të katër anët dhe merr pastaj kuptime disproporcionale që nuk janë të lidhura me realitetin. Faktikisht, unë isha takuar më para me kryeministrin, pra nuk ishte ai takimi i parë. Aty ishte një situatë që njerëzit lëviznin…pra nuk kishte atë kuptim që mori”, ka deklaruar Rama për Gazetën Nacionale.