Mëngjesin e sotëm rruga Prishtinë – Gjilan, konkretisht në fshatin Kishnicë ka qenë e mbyllur për shkak që reshjet e shiut kishin shkaktuar shembje të dheut.
Ndërkohë, që pas punimeve e njëjta është hapur për qarkullim.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Durmishi tha se rruga ka qenë e bllokuar për dy orë, por që është liruar pas pastrimit.