Rezoluta për Srebrenicën është miratuar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Rezoluta është miratuar me 84 vota pro.
Nëpërmjet kësaj rezolute, 11 korriku është shpallur si Ditë Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.
Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra dhe djemë myslimanë në Bosnjë-Hercegovinë.
Me këtë rezolutë, dënohet çdo mohim i gjenocidit të Srebrenicës dhe u bën thirrje shteteve që të ruajnë të vërtetën.
Gjithashtu, me këtë rezolutë bëhet thirrje për dënimin e atyre që klorifikojnë të dënuarit për krime lufte në rastin e Srebrenicës.