Pas humbjes se dhimbshme të titullit në stinorin e kaluar, FC Drita u përball me sfida të mëdha dhe synime të shumta për te kthyer fatin në stinorin 2023/24.
Një prej synimeve më të mëdha ishte të rivendoste veten si kampion i Kosovës dhe të triumfonte në Kupën e Kosovës, por rrugëtimi drejt këtyre objektivave u shoqërua me shumë sfida dhe problematika të paparashikueshme.
Fillimi i stinorit të ri për Dritën ishte një mënyrë për të rinisur dhe për të treguar forcën e tyre, por nuk kishin parë ndonjësinë e vërtetë të sfidave që do të përballonin. Ndeshjet në garat Evropiane kishin dhënë sinjale pozitive për potencialin e tyre, por thellësisht brenda ekipit nuk ishte gjithmonë një harmoni.
Në fillim, pozita e trajnerit ishte një sfidë vetë për Dritën. Vendimi për të besuar trajnerit grek, Vavalis, nuk u shfaq si zgjedhja më e mirë, dhe pas 13 xhirove të zhvilluara, ai u largua për shkak të rezultateve.
Ky moment u shënuar me ardhjen e Zekirija Ramadani, një figurë e njohur në futbollin kosovar dhe me përvojë në trajnimin e skuadrave të suksesshme.
Në këtë rrugëtim, Drita përballoi jo vetëm rivalitetin në fushë, por edhe sfidat e brendshme. Përqarja mes kryesisë dhe tifozëve të tyre “Intelektualët” u bë një nga problemet kryesore që reflektohej edhe në performancën e tyre në fushë. Mosmarrëveshjet dhe tensionet e brendshme kishin një ndikim të ndjeshëm në lojën e skuadrës, duke shfaqur një mungesë të pashmangshme të harmonisë dhe motivimit.
Në ndeshjet vendimtare, Drita nuk arriti të mbrojë pretendimet për titullin e kampionit dhe u eleminua nga Kupa e Kosovës në gjysmëfinale, pas një humbjeje ndaj Prishtinës.
Kjo ishte një goditje e rëndë për një skuadër që kishte shpresuar për rezultate më të mira dhe për një rikthim të lavdisë së dikurshme.
FC Drita është njëra ndër skudrat më të organizuara në Kosovë dhe një ndërklubet më të suksesshme, por aktualisht po përballen me një krizë identiteti dhe një periudhë reflektimi të thellë. Vetëm me një bashkëpunim të ngushtë mes klubit dhe tifozëve, ata mund të arrijnë të rikthejnë lavdinë dhe të ndërtojnë një vizion të qëndrueshëm për të ardhmen.
Kampionati i Dritës për stinorin 2023/24 do të mbahet mend si një kampionat jo i sukseshem, me probleme të brendshme, perqarje dhe mungesë trofe, por poashtu si një përvojë e rëndësishme për të mësuar dhe për të rikthyer forcën në të ardhmen./Sylejman Ismajli/