Në raportin e diskutuar të shtunën në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, është shkruar që misioni i KFOR u mor vesh me sulmuesit e Banjskës që të ikin nga kishin ardhur.
Nga ky sulm ka mbetur i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.
“Pas një periudhe të shkurtër de-përshkallëzimi gjatë verës, në shtator 2023, rreth 30 persona të armatosuru përleshën me policinë në Banjska në veri të Kosovës dhe u barrikaduan brenda një manstirit ortodoks serb, që rezultoi në një rrethim që vrau një oficer policie dhe tre sulmues (Dunai, 2023).
Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, ku ata ishin zhdukur. (ICG, 2024). Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht qindra sulmues të tjerë po fshiheshin në pyjet mes Banjskës dhe kufirit serb dhe ata zbuluan një arkivë të madhe armësh të gatshme për të shkaktuar dëme dhe viktima. Kjo përfshinte raketat anti-tank, granata hedhës, minat anti-tanke dhe 24 makinat (njëra e blinduar) (ICG, 2024)”, thuhet në raportin e NATO-s.
Ky draftraport u prezantua në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në agjendë të së cilës është çështja e avancimit të statusit të Kosovës nga vëzhgues, në anëtar të asociuar.