Misioni i NATO-s në Kosovë, ka mohuar se kishte negociuar me grupit paraushtarak serb që të tërhiqen të cilin ishin rrethuar në manastirin e Banjskës nga Policia e Kosova, pasi kishin kryer sulm
më 24 shtator të vitin të kaluar ku një kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Në një reagim për media ndaj raportit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave “Kosova e Veriut: Pohimi i sovranitetit mes besnikërisë së ndarë” i cili u lexua të shtunën në Asamblenë e NATO-s, ku thuhet se KFOR-i kishte negociuar për largimin e grupit terroristë nga frika për një përshkallëzim më të madh të situatës, hidhen poshtë këto pretendime.
“Grupi Ndërkombëtar i Krizave së fundi publikoi një raport të titulluar “Kosova e Veriut: Pohimi i sovranitetit mes besnikërisë së ndarë”.Në rrëfimin e tij për dhunën që ndodhi në Banjska në shtator 2023, raporti thekson se: “Duke pasur frikë nga një gjakderdhje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit [luftëtarëve serbë] në pyjet përreth, nga të cilat ata u zhdukën. Kjo është e pasaktë. Në asnjë moment KFOR-i nuk ishte i përfshirë në negociatat e supozuara”, thuhet në reagimin e KFOR-it.
Tutje KFOR-i thotë se u “koordinua ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) për të rivendosur sigurinë në zonë. Dhuna që ndodhi në Banjska erdhi pas një sulmi kundër paqeruajtësve të KFOR-it në maj të vitit 2023, i cili rezultoi në plagosjen e 93 personelit të KFOR-it, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda.NATO ka mbajtur gjithmonë qëndrimin se faktet duhet të vërtetohen dhe autorët duhet të përballen me drejtësinë. Pas dhunës, NATO ka dislokuar rreth 1000 paqeruajtës shtesë dhe forca të blinduara më të rënda në Kosovë. Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë; dhe kjo tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen”, thuhet në reagim.
Mark Lancaster, raportues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në draftraportin që e prezantoi të shtunën në sesion pranveror të këtij mekanizmi në Sofje, ka përfshirë një raport në të cilin thuhet se zyrtarë të KFOR-it patën negociuar për tërheqjen e një pjese të grupit të sulmuesve të armatosur serbë në Banjskë./teve1.info/