FC Drita, që sivjet u radhit e treta në Superligën e Kosovës në futboll, pas përfundimit të kampionatit ka ndërmarrë të gjitha masat që në kampionatin e ardhshëm të hyjë edhe më e fuqishme, shkruan kryelajmi.com.
Bardh e kaltërit, pasi kanë ndarë rrugët me pesë lojtarët e deridjeshëm Blend Baftiu, Leonard Vitija, Albin Prapashtica, Astrit Thaqi dhe Samson Ebuka Obioha, tashti kanë nisur përforcimet e mëdha.
Kështu, lojtar i ri i Dritës është Blerton Sheji, lojtar i deridjeshëm i FC Shkupi.
Ky futbollist i lindur në Ohër, ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe luan në mbrojtje, sa në anën e majtë, aq edhe në qendër të mbrojtjes, luan me këmbën e majtë dhe është i gjatë 181 centimetra.
Ai deri më tashti ka luajtur për Shkëndijen e Tetovës, Strugën dhe Shkupin.
Lojtari 23-vjeçar do të jetë nën urdhërat e Zekirija Ramadanit në fazën përgatitore./kryelajmi.com/.