Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm, faktin që sot në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kosovës iu dha statusi i anëtarit të asociuar.
Bislimi ka shkruar se Kosova do të vazhdojë të punojë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në këtë organizatë.
“Parlamenti sot votoi pro dhënies së statusit të Kosovës anëtare të asociuar. Ky është një lajm i shkëlqyer për popullin tonë dhe Republikën tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në organizatë”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.