Në një zhvillim të rëndësishëm për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Gjilan, figura të njohura si Sokol Haziri dhe Ibish Ibishi janë rikthyer në radhët e partisë shkruan Radio Star
Gagica ka theksuar rëndësinë e kthimit të Hazirit dhe Ibishit, duke i cilësuar ata si politikanë me përvojë dhe kontribut të jashtëzakonshëm për partinë dhe qytetin.
Ky rikthim tregon edhe njëherë se AAK mbetet një parti me vizion të qartë dhe me kapacitet për të tërhequr figura të rëndësishme në radhët e saj, duke vazhduar të luajë një rol vendimtar në politikën e vendit.
Shkrimi i plotë:
Nga sot rrugëtimit tonë politik në Aleancën në Gjilan, i bashkohet edhe Sokol Haziri e Ibish Ibishi, dy shtyllat e fuqishme mbi të cilat është ndërtuar e zhvilluar familja jonë politike, Aleanca.
Me Sokolin e Ibishin na bashkon miqësia e kahershme, aktiviteti kombëtar e politik por edhe qëllimet e idetë që kemi për Gjilanin e Kosovën e të cilat do t’i jetësojmë përmes Aleancës.
Mirë se vini Sokol e Ibish!