Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm; ku u diskutua rreth tre pikave të rendit të ditës, fillimisht diskutim i përgjithshëm mbi gjendjen politike dhe zhvillimeve të fundit në vend, si dhe autorizimin e Këshillit të Përgjithshëm që Kryesia e LDK-së dhe kryetari Abdixhiku të vazhdojnë me veprimet parazgjedhore.
Unanimisht Këshilli i Përgjithshëm po ashtu miratoi qëndrimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku dhe të Kryesisë lidhur me zgjedhjet e parakohshme në vend, ku qëndrimi i Lidhjes Demokratike mbetet i njejtë. Kryeministri duhet të japë dorëheqje për dështimet e tij në çdo fushë, pastaj të bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe krejt në fund të caktohet data e zgjedhjeve.
Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli i Përgjithshëm aprovoi kuotën e ndarjes së nominimeve për listën e deputetëve, nëpër degët e Lidhjes Demokratike. Në listën e kandidatëve për deputetë, do të jenë të gjithë kryetarët e komunave të LDK-së; kjo për arsye që e djathta të jetë sa më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me fatin e LDK-së, por fatin e Republikës dhe gjeneratave që vijnë.
LDK është e gatshme për zgjedhjet kurdo që mbahen në Kosovë, prandaj është e vetmja parti që po bën të gjitha përgatitjet dhe po vazhdon takimet me qytetarë anë e kënd vendit.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FLDKzyrtare%2Fposts%2Fpfbid0b8UGKkAoX3kaGtMNe898EvSC8kubGSq9WXx5d5Qd8PxtabTZ2UyFiUJf4z89cboUl&show_text=true&width=500&is_preview=true” width=”500″ height=”250″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>