Yll Ibrahimi, një lojtar i akademisë së FC Drita, ka njoftuar largimin e tij nga klubi gjilanas shkruan Radio Star.
Përmes një njoftimi, Ibrahimi ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e ekipit, duke falënderuar klubin për përvojën dhe mbështetjen gjatë kohës së tij atje.
Shkrimi i plotë:
Dua të ju njoftoj që më nuk do të jem pjesë e familjës FC DRITA.
Dua ta falenderoj klubin per gjithçka qe me ka dhene per keto vite sa isha pjes e tyre ,falenderoj 2 presidentet dhe kryesin e klubit.
Faleminderit te gjithe trajnereve e stafit me te cilet kam punuar , gjithashtu falenderoj stafin mjeksor se bashku me ekonomet e klubit , bashkelojtareve me te cilet kemi ndare çdo emocion se bashku , Klubit i uroj suksese ne garat e ardhshme.
Faleminderit Drita⚪️🔵