Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rezultatin e kësaj LDK në zgjedhjet e ardhshme.
Ai beson se LDK-ja do t`i fitojë zgjedhjet e reja.
Në një intervistë për Tëvë1, ai ka thënë se dëmet që i ka bërë Qeveria Kurti do të jetë vështirë të riparohen.
“Besoj që LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet. Do t’i riparojë së pari dëmet që mund të riparohen. Ka edhe dëme që është vështirë të riparohen, për shembull pranimi i Asociacionit që ka bërë kjo qeveri, që shkon përtej Asociacionit: është Zajednicë plus dhe plus. Do të jetë shumë e vështirë të rinegociohet”, ka shtuar Hamiti.