Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilanit nga Policia dhe Dogana e Kosovës.
Në këtë aksion janë konfiskuar mbi 33 kilogramë ari dhe një shumë e konsiderueshme e parave.
Ndërkohë, që lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë persona.
Dogana e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.