Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona dhe ka konfiskuar substancë narkotike në vlerë mbi 200 mijë euro.
Të arrestuarit nga Prizreni dhe Gjilani dyshohen për shitblerje të narkotikëve.
Policia ka konfiskuar disa lloje narkotikësh si ekstazi, me peshë të përgjithshme 3 kg e 367 gramë, kokainë me peshë të përgjithshme 695.98 gr e Crack me peshë të përgjithshme 367.93 gr.
“Me datën 05.06.2024 rreth orës 22:40, patrulla e autostradës në Prizren, drejtimi i Vërmicës, ka ndaluar dy vetura me targa vendore në të cilat vetura ishin katër të dyshuarit R. V. m/k (viti i lindjes 2002), E. D. Me datën 05.06.2024 rreth orës 14:30, gjatë implementimit të planit ‘Rrethi’ nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në qytetin e Gjilanit, nën dyshimin për shitblerje të lëndëve narkotike, janë lokalizuar dhe janë arrestuar personat e dyshuar A. S. m/k dhe B. D. m/k të cilët ishin në një veturë me targa vendore”, njofton PK.