Vizita e Kryeministrit Kurti në Kamenicë: Qyteti Përfiton 8 Milionë Euro Investime
Komuna e Kamenicës, ka marrë një lajm të mrekullueshëm gjatë vizitës së Kryeministrit Albin Kurti shkruan Radio Star.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti njoftoi se janë nisur procedurat për investime që kapin vlerën e 8 milionë eurove.
Kjo është një arritje e rëndësishme për qytetin dhe një moment krenarie për banorët e tij, lajmi u bë publik nga kryetari i komunës, Kadri Rahimaj.
Investimet prej 8 milionë eurosh përfshijnë një sërë projektesh të rëndësishme që do të ndikojnë pozitivisht në jetën e përditshme të qytetarëve të Kamenicës. Këto investime pritet të përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore, zhvillimin e hapësirave publike, përmirësimin e shërbimeve publike.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për Kryeministrin Kurti, duke theksuar se ky investim është një hap i madh për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Rahimaj u shpreh se pas shumë kohësh, komuna po merr vëmendjen dhe përkrahjen e merituar nga qeveria qendrore.
Vizita e Kryeministrit Albin Kurti në Kamenicë shënoi një moment të rëndësishëm për qytetin dhe banorët e tij. Investimet e njoftuara prej 8 milionë eurosh janë një shenjë e përkushtimit të qeverisë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të ndihmuar në zhvillimin e komunave në të gjithë vendin.
Statusi i plotë:
Historike: 1 Javë – 8 Milionë 📜😎
Sot kemi vendosur një shenjë të re në historinë e Kamenicës🌳. Vetëm brenda një jave kemi filluar rreth 8 milionë euro procedura të reja në prokurimin publik.
Është evidente që sot shohim punishte kudo në komunën tonë, por transformimit rrënjësor shumë shpejt do t’i shtohen projekte të reja e të mëdha. Këtë javë procedurat që kemi filluar janë:
-✅Asfaltimi i brezit kufitar(3 segmente: Kapi-Svircë, Lisockë-Shahiç-Zhujë, Shahiç-Svircë) – 5.2 milion euro
-✅140 rrugë të reja lokale, shpërndarje në secilin lokalitet të komunës. – 2.04 milion euro
-✅Urë e re në fshatin Hodonoc – 320,000 euro
-✅Parku i Aventurave, si fazë shtesë në “Lugun e Verdhë”. – 280,000 euro
-✅Trotuari i ri në Karaçevë të Poshtme, Shipashnicë të Poshtme, Hodonoc dhe Busavatë. – 216,000 euro
Shumë shpejt do të shpallen:
-✅Stadiumi i ri dhe kryesor i Hogoshtit – 2,2 milion euro
-✅Rruga Dragoc – Sedllar – 2,5 milion euro
Puna jonë nuk ndalet, Kamenica🌳❤️ pas shumë kohësh po e merr vëmendjen e merituar.
Faleminderit Kryeministër🙏.