Ministrja Donika-Gërvalla Schwarz ka folur për raportet me presidenten Osmani.
Gërvalla se ndonjëherë kanë mospajtime, por që nuk ka ndryshim në raport me të.
“Ne raportet me presidenten e Republikës gjithnjë i kemi pasur të mira dhe nuk kam asnjë arsyeje të mendoj që ka një ndryshim në raportet tona. Unë jam e mendimit që nuk kemi nevojë gjithmonë të gjithë të pajtohemi 100 për qind për të gjitha temat. Natyrisht se si persona që bartim përgjegjësitë tona në fusha të ndryshme, për procese të ndryshme, nganjëherë kemi edhe mendime të ndryshme, kjo në raport me presidenten, por edhe me institucionet tjera. Mirëpo mendoj që institucionet të përgjegjshme dhe aty ku kemi dallime nganjëherë në qasjen tonë ndaj disa temave, ne gjithmonë e gjejmë një rrugëdalje dhe gjuhë të përbashkët, dhe asnjë arsyeje nuk kam të besoj se në këtë rast do duhej të ishte ndryshme”, tha Gërvalla.