Ambasadorja e Greqisë në Serbi, Maria Levanti, ka deklaruar se qëndrimi i Greqisë për çështjen e mosnjohjes së Kosovës mbetet i pandryshuar.
Ajo për gazetën beogradase “Politika” theksoi se vendi i saj mbështet objektivin strategjik të Beogradit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Besoj fuqishëm se BE-ja me lëvizjet e saj të fundit si plani i zhvillimit të Ballkanit Perëndimor prej gjashtë miliardë eurosh, dëshmon se synon të vazhdojë zgjerimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që në të njëjtën kohë vendet e Ballkani duhet të kapë vrullin që është krijuar tani”, tha Levanti.
Sipas saj, marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë “në një nivel të shkëlqyer tani dhe në të ardhmen”, duke shtuar se “kontaktet në nivelin më të lartë politik dhe shtetëror janë të shpeshta dhe pritet të mblidhet Këshilli i Katërt i Lartë për Bashkëpunim”.
Greqia, Spanja, Qiproja, dhe Sllovakia, janë pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që s’e njohin Pavarësinë e Kosovës
/GazetaSinjali/