Ka ndërruar jetë Lulzim Atullah Sylejmani, zyrtar i lartë në Administratën Tatimore të Kosovës në Gjilan.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit, të cilët kanë bërë publike edhe kohën dhe vendin e varrimit.
Lulzim Sylejmani për të gjithë ata që e njohën do të mbahet në mend si njeri punëtor, i urtë, i dashur e shumë miqësor.
Në njoftimin e familjarëve është shkruar:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, me 09 qershor 2024, ndërroi jetë më i dashuri jonë Lulzim Atullah Sylejmani.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 10 qershor, me namazin e ikindisë, në varrezat e fshatit Përlepnicë.
Familja SYLEJMANI