Llapi ka vazhduar të jetë aktive në afatin kalimtar të verës.
Pasi kanë siguruar shërbimet e Blend Baftiu, llapjanët tani kanë marrë edhe një talent te SC Gjilani.
Fjala është për mesfushorin e talentuar Erlis Xhemajli, i cili mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes.
Gazeta Olle mëson se marrëveshja tanimë është arritur mes palëve derisa zyrtarizimi do të bëhet në 48 orët e ardhshme.
Xhemajli nuk kishte shumë hapësira te Gjilani, edhe pse konsiderohet si një nga lojtarët e rinj më të mirë në rajonin e Anamoravës.