Emërimi i Nuhiut si shef i shtabit teknik vjen si proces i nismës së projektit për rikthimin e klubit në nivelet më të larta sportive dhe puna e suksesshme ndër vitesh është vlerësuesi më i mirë për teknikun nga Shkupi.
45 vjeçari ka një karrierë të begatshme sportive, duke qenë ish-reprezentues dhe futbollist i shumë klubeve të njohura dhe tashmë një trajner me storje suksesi në përfaqësimin vendor dhe atë ndërkombëtar.
Pjesë e shtabit teknik të Nuhiut do të jenë edhe Muharrem Bajrami, asistent i parë, Andi Kulli në rolin e trajnerit kondicional, si dhe Afrim Ajdini, instruktor i portierëve.
Fillimi i fazës në ditët e fundit të muajit Qershor shënon edhe fillimin e etapës së Nuhiut në klub.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Nuhiut dhe stafit të tij, duke u dëshiruar njëherit shumë suksese.