Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se presidenti historik, Ibrahim Rugova, pati rolin e tij të madh të formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se pa të nuk do të kishte UÇK.
Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, ai po deklaruar se Rugova punoi shumë që Kosova të ketë aleatë ndërkombëtar.
“Pikërisht nga këmbëngulja gërryese e përroit që rrodhi urtësisht u bë e mundur edhe hapja e shtrati ku mori jetë UÇK-ja. Sot është me e qartë se pa Rugovën nuk do të kishte UÇK. Sepse pa luftën që filloi në paqe nuk do të ishte kurrë paqja e filluar me luftë”.
“Pa miqtë e mëdhenj që ja bëri Kosovës pushkët e UÇK-së nuk do të jehonin në Beograd përmes bombave të NATO-s”.