Shfletimi i Historisë së Popullit Shqiptar Në përkujtim të heroizmit të Dëshmorit Kombit Skifter Arifi i rënë në vitin 2001 në mbrojtje të Sllupçanit të Kumanovës Dardane Nga lufta në luftë për çlirimin e trojeve shqiptare.
Kur trojet Arbërore ishin në rrezik në ditët më të vështira ishin djemt e vashat më të mira të kombit, që morën pushkën në dorë për ti dal në ndihmë vëllezërve të tyre shqiptar e për të mbrojtur trungun e tyre dhe themelet e kësaj toke ilire. Ndër më të parët ishte dhe Skifter Arifi nga Gjilani, që me plot dëshir e vullnet u rradhit në rreshtat e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Skifter Arifi ishte lindur më 1 janar 1976 në Gjilan, një familje patriotike, atdhetare, kombëtare që ishte brumosur qysh në vegjëli, se si nderohet e mbrohet atdheu dhe si vdiset për atdheun. Ngrohtësin prindrore e kishte në vazhdimësi nga i ati i tij nga kolosi i atdheut Milazim Arifi. Kjo familje patriotësh ishte po e tëra në aktivitet për çështjen e lartësuar të çlirimit të Kosovës. Celulat e para të organizimit për çështjen madhore të kombit fillonin nga kjo familje atdhetare dhe vazhdonin rrugëtimin në tër anamoravën e Kosovës Lindore, konkretisht të Gjilanit me rrethinë. Si mbrenda Kosovës e në viset e tjera të banuara me shqiptarë e deri në Zvicrën e largët, ku atje ishte flakadani i pa shuar xhaxha Ibrahimi me djemt e tij duke kontribuar në çdo mënyrë e pikpamje për çështjen madhore të kombit deri në çlirimin e gjithë Kosovës.
Skifteri në rinin e tij të hershme ishte i dalluar, ishe me plot guxim e frymzim dhe ishte trimi sy pa trembur në çdo moment edhe pse çdo ditë e kohë pas kohe në familjen Arifi, trokitnin inspektorët e regjimit të regjur serb për të arrestuar babain e Skifterit bacë Milazimin të cilën e arrestuan dhe burgosën shumë herë dhe xhaxhallarët e tij Ibrahimin e djemt e tij e mësuesin Hetem veteranin e arsimit shqip në Gjilan e rrethinë, të cilët e arrestuan me dhjetra herë milicia serbosllave. Por tek personaliteti i Skifterit gjithji rritej vendosshmëria e tij, se rrugë e vetme është çlirimi një herë e përgjithmonë nga thundra e serbosllavo barbare.
Kështu tek Skifetri mbillej urrejtja dhe më e madhe ndaj pushtuesit shekullor serbotitist duke përjetuar vujtjet e mbar familjes dhe kombit të tij fisnik shqiptar. Qysh në moshë të re që ishte, tek Skifteri vërehej një vetë besim dhe një trimëri e rrallë që ishte shëndruar si një vullkan në shpirtin e zemrën e tij e në trupin e tij të njom, po dhe Zoti i madh i kishte dhuruar plot shëndet dhe një rritje disi më të gjallë se moshatarët e tij. Fjalët e tij gjithmon ishin të ëmbla të afërta, kudo që shkonte ai gjente një mes shoqëror po të ngrohtë se dhe vetë ai ishte dashur për të gjithë. Shkollën fillore dhe të mesmën e kreu në vendlindjen e tij në Gjilan me sukses shembullor të merituar.
Trimërit e Skifterit ishin burim i pashtershëm nga tradita e atdhetarizmit të kësaj familje patriotësh me kondita të larta atdhetare shqiptare, Skifteri ishte nipi i Murtez Arifit i cili kishte luftuar së bashku me Idriz Seferin me shumë patriot të tjer të kombit që dhe ishte një udhërrëfyes i tër familjes së Skiferit. Skifteri gjatë gjithë angazhimit të tij kishte vetëmse një ideal të vetëm çlirimin e atdheut nga thundra një shekullore nga shovenistët serbosllav, që kishin pushtuar trojet dardane-shqiptare. Me fillimin e luftës së Kosovës në vitin 1999 nipi i Idriz Seferit trimi Gjilanas Skifteri lajmrohet vullnetar me plot dëshirë dhe rradhitet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Me krenari hynë në petkun e uniformës së lirisë dhe vendos kapelën e shenjët të UÇK-së. Uniforma i rrinte dhe shkëlqente në trupin shtatë lart po dhe ngjasonte po si Isa Boletini në ditët e çlirimit para një shekulli. Kështu Skifteri ju bashkangjit vëllezërve të tij të kombit në dasmën e madhe të lirisë në Zonën Operative të Dukagjinit në Brigadën 134 “ Bedri Shala”, që në këtë brigad kishte dhënë një rezultat të lart, gjatë luftës së tij titanike në të cilën kontriboi fuqishëm për çlirimin e Kosovës dhe ishte i gatshëm në çdo moment e çast dhe të jap dhe jetën për lirinë e Kosoves nënë.
Çlirimi i Kosovës nga hordhit serbo-malazese për Skifterin ishte ideali i tij i përhershëm, se ishte i bindur se fitorja është në anën e çlirimtarve, se e ndjente ai fitoren në çdo hap të tij, se liria sot është më afër se dje e thoshte mos të lëm për neser, aksionet e filluara do rrezatojn me fitore më të fuqishme, e neser do të bëhet vonë. Ky ishte refreni në çdo moment i Skifterit. Ndërsa këte Skifteri me plot trimëri ja arrinte me shokët e tij të idealit me bashkë luftëtarët e tij të sy patrembur që ishin të shumtë në këtë kohë, në atë pjesë të Dukagjinit. Për kontributin e tij madhor që kishte dhënë i madhi Skifter Arifi, Ushtria Çlirimtare e Kosovës i kishte dhën besimin dhe e kishin emruar epror të Shtabit të UÇK-së. Këtë detyrë Skifteri e kreu me plot sukses dhe me përgjegjësi të lartë e devotshmëri.
Pas çlirimit të Kosovës Nënë, Skifteri është angazhuar dhe është mobilizuar si në luftë e në liri dhe mori përsëri detyra të rëndësishme dhe u rreshtua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, në Zonën Operative të Dukagjinit dhe më pas u inkuadrua në Gardën e Kosovës. Kështu vazhdoi rrugtimi i tij, atje në vendlindjen, folen e tij në zonën e gjashtë të TMK-së, në Gjilanin e Idriz Seferit, dhe atje ishte ndër të parët që ishte për çdo lavdat me detyrat që i mirrte i zbatonte me plotni siç dinte Skifteri më së miri, ai ishte i etur gjithnji për ushtrinë e popullit të tij shqiptar.
Skifter Arifi vullnetar për çlirimin e tokave shqiptare.
Me fillimin e luftës në Luginën e Preshevës, e me formimin e UÇPMB-së ai ishte angazhuar në celulat e para të kësaj dasme të radhës, që një ditë prej ditësh Skifteri thoshte se po vije momenti dhe këto pjesë tona të bashkohen me Kosovën e në të ardhmën dhe me Shqipërinë Nënë, dhe me vendosshmëri të lartë si gjithëherë që i ishte i gatshëm i ndrituri Skifter Arifi, ishte ne ballë të detyrës së tij fisnike në ndihm dhe organizim të bartjeve të ushqimit dhe armëve që duhej furnizuar atë pjesë të Kosovës Lindore gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
Skifteri ishte vullkan i pashuar për çlirimin e atdheut.
Në këto ditë Skifteri shumë pak bënte gjumë në sytë e tij ai e dinte rëndësin se çdo ndihm në të mirë të vëllezërve të tyre të Luginës së Preshevës ishte obligim kombëtar, dhe gjithë pagën që e mirrte atë e detikonte për UÇPMB duke ju dërguar bashklutëtarëve të tij në istikamet dhe fortifikatat në luftë kundër serbosllavëve të cilët vazhdonin të përdjeknin shqiptarët nga Lugina e Preshevës me rrethinë. Me mbarimin e Luftës së Luginës së Preshevës Skifteri nuk ishte i kënaqur me lirinë me rezultatet e saja, se mbeti ajo pjesë përsëri ndër thundren serbosllave. Kështu dhe Skifterit i vlonte një vullkan i pashuar në trupin e tij të njomë, ai me të kuptuar se po fillon një luftë e re në trojet Dardane atje në Iliridën shqiptare, në shkurtin e marsin e vitit 2001 pa hezitim si çdo herë ideologu i lirisë Skifteri vendos dhe në mbrëmje bisedon me prindërit e tij. Ju tregon atyre se dua të shkoj atje dhe thekson se unë do të jap kontributin tim atje në Iliridë, se atdheu digjet flakë nga hordhit maqedonase-sllave.
Në ballë të kolonës me flamurin luftarak të Brigadës 171 “Kadri Zeka” në dorë, Dëshmori i Kombit Skifter Arifi dhe ushtarët dhe Komanda e Shtabit të ZOK-ut të UÇK-së, bëjnë foton e fundit me uniformë luftarake të UÇK-së,para nisjes për në manifestimin gjithkombëtarë në Prishtinë.Këtë kërkesë prindrit ia lejuan, se ishin të tër familja e brumosur me atdhedashuri për tokën e shenjët Dardane dhe i dëshiruan rrugëtim të mbarë. Nëna në momentin e fundit e bekoi me uratën dhe ja dha porosin e saj me këto fjalë “djali Nënës kur të kthehesh eja me fitore ashtu Nëna të do edhe më shumë” ajo me lot në sy i thot lamtumirën e fundit edhe pse e dinte se mundet të mos e shoh më prap, por ajo ishte e bindur se një ditë do të vi liria dhe me gjithë flakën e zemrës që kishte për Skifterin shpirtin e pjesën e trupit të saj. Skifteri ju bashkangjitë luftëtarëve trima dhe betohet se deri në çlirimin e pëllëmbës së fundit të këtyre viseve do të jetë aty bashkë me vëllezrit e motrat shqiptare të Iliridës.
Skifter Arifi vullnetar anembanë për çlirimin e trojeve Arbërore.
Skifteri në këtë rrugtim shkoj me një vullnet të jashtëzakonshëm se e dinte se më në fund do të kurorëzohen luftrat e shqiptarëve me një fitore të plot gjithë kombëtare sepse Skifterit ju kishte pjekur në mendje dhe shpirt e zemër se liria e tij nuk ju dukte që po e shijonte vetën të lirë, pa lirinë e tërsisë gjithë shqiptare ku do që jetonin e veprojnë shqiptarët. Vendosshmëria e tij vërehej në sytë e tij si të shqiponjës dhe moblizohet në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në brigadën “113 Ismet Jashari” në Sllupçan ku dhe atje ishin shkuar nga katër anët ku gjindeshin shqiptar që nga Tropoja, e Drenica, Dukagjini, Karadaku, Lllapi e Gollaku, për ti dal zot këti vatani e për të ndal njëherë e përgjithmon ato sulme të një pasnjishme, që sulmonte pa rreshtur fshatrat e vendbanimet shqiptare e ajo ishte ushtria vullgare maqedonase me tër petencialin shkatrrues që e kishte.
Skifter Arifi Dëshmor i Kombit i rënë për të mos vdekur kurrë në Sllupçan.
Por djalëria shqiptare me plot guximin që kishte ju kundërvy me plot sukses gjithë asaj ushtrie vrasëse e mercenare maqedonase sllave e nuk lejonin që të depertonte në thellsinë e fshatrave shqiptare të Kumanovës me rrethinë. Bashkoheshin trimat në çdo cep dhe çdo hap të kësaj ane tokave shqiptare, dasma tyre shkonte drejtë fitoreve të lirisë. Trimëria e Skifterit ishte shembull për gjithë këtë anë të zonës së luftës e cila kishte marr përmasa të gjera dhe ajo gjithnji vinte duke u ndezuar në vazhdimësi. Por Skifteri kishte pasur një profesionalizëm të lartë në angazhimin e tij në dy luftra çlirimtare të më hershme dhe ai ishte mirë i njohur me artin e luftës. Po kjo ishte shtyrja e tij pse duhet të angazhohet në ndihmë dhe të vëllezëre dhe motrave në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare të Iliridës. Skifteri mirë e dinte se për te lufta nuk kishte mbaruar ende dhe pse Kosova ishte e lirë. Rrugëtimi i tij nuk ndalej dotë sepse ishte ngulitur në besimin e tij fisnik se duhet dërguar amantin e Dëshmorëve në vend, si të Adem Jasharit, Agim Ramdanit, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Ismet Jasharit, Zahir Pajazitit e shumë dëshmorëve të tjerë të rënë për këtë tokë shqiptare.
Skifteri në mbrotje të tokave Dardane.
Çlirimtarëve ju bashkangjit dhe Skifteri që kurrë nuk do të harrohet djal pas djali heroizmi dhe trimëria e tij heroike që ishte për ço lavdat, Skifteri nuk është ndal as ditë as natë, deri në frymën e tij të fundit dhe dhuroj gjakun e tij për të ujitur fidanet e Kosovës e të gjithë trojeve etnike, që ato të jenë të freskëta gjithëmon për jetë gjatësin e përhershme të trojeve mbarë kombëtare të Shqipërisë Etnike. Skifteri në vazhdimësi ëndrronte që një ditë Kosova dhe gjithë viset e banuara me shqiptarë në ballkan do ti bashkohen trungut të saj Nënës Shqipëri se dhe ai u rrit në atë frymë brez pas brezi që ishte unikate e gjithë familja e tij. Kosovës ju kanoste shfarosja kolektive nga aparatet e krymbosura të kuzhinave serbo çetnike barabare sllave të Beogradit. Ndërsa Skifteri me bashkluftëtarët trima dhe shokët e tij të altarit të lirisë nuk duronte dotë të nëpërkëmbët kombi i tij fisnik shqiptar nga pushtuesi serbosllavobarbar. Kështu Skifteri me përkushtimin e tij titanik shkonte aty ku kërkohen bitë e saj në mbrojtje të viseve shqiptare, luftë pas lufte. Skifteri ishte një protagonist i denjë i tri luftrave çlirimtare shqiptare, ai qysh në vegjëli ishte betuar në flamur të cilin gjithmon dhe gjumin e bënte me të bashk dhe ballin e tij e mbulonte me flamurin dy krenarësh kuq e zi.
Në Flamurin me shqiponjën dy krenare ishte betuar Skifter Arifi dhe ushtarët e të lavdishmës së Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, për çlirimin e gjitha trojeve të Shqipërisë Natyrale.
Kur një popullit i ndalohet dhe mohohet e drejta për jetë për të jetuar, si që ishte populli fisnik shqiptar nga një popull tjetër si nga serbët që sulmonin me gjitha mënyrat, ndaj shqiptarëve si me shpërngulje, vrasje, turtura, arrestime dhe asimilim, e Zoti i Madhërishëm lëshon fuqin e tij, zbret engjujt ju ndihmon atyre që kanë besim në Zot dhe i ndihmon për çlirimin e tyre kët fat e pati dhe kombi shqiptar. Kështu engjujt e kombit dëshmorët ishin po ata që u bën kurban të popullit të vet shqiptar, për të fituar lirinë e munguar që nuk e kishin me dhjetra dekada e me shekuj. Shqiptarët ishin dhe do të jenë në tokat tyre të trashëguara nga të parët tanë që nga pellazgët, ilirët, dardanët, arbërit, e deri tek ne shqiptarët.
Gjeneza jonë ilire, është qysh nga kohët e lashta. Ne shqiptarët jemi në trojet tona e ardhacak janë serbosllavët nga malet karpate ruse. Skifteri ishte një grusht i fort ndaj armikut hegjemonist maqedonas. Skifteri nuk duronte më që të nëpërkëmbet kombi i tij, e që të hy shkau më në shtëpitë tona shqiptare, Skifteri me një vendosshmëri të rrallë, të një djali të vendosur kishte guximin e trimërin e tij në çdo moment.
Dëshira e madhe e Skifterit ishte për të parë gjithë trojet shqiptare të lira, që në çdo aksion të tij që ai ndërmerte se djaloshi Gjilanas e ndjente në zemër se armikut thoshte:
“Në këto troje shqiptare më nuk do të mund të sundoi më serbi, maqedoni e sllavi, por do të udhëheqë përgjithmon shqiptari. Skifteri këngën nuk e ndalte kurrë se motivi i tij ishte i lart, thoshte “se kur ne jemi të vendosur do fillojm këngën e lirisë, drejt fitores” dhe “Aksioni të mos ndalet po dhe kemi të drejtën tonë theksonte Skifteri se jemi në tokën e të parëve tanë, jemi duke luftuar për motrat e vëllezërit tanë, duke mos lën klyshët serbo-bullgaro-maqedonase të sorollatën e të sulmojnë e të vrasin më Nënat, motrat e vëllezrëit tanë e që të djegin shtëpit tona shqiptare, por ti mbrojmë ato, se ne jemi në trojet e vatrat e stërgjyshërve tanë arbëror”.
Skifter Arifi luftëtar i dalluar në Iliridë.
Skifter trimi ishte i etur për çlirimin e Kosovës dhe gjithë trojeve etnike, gjithmonë e kishte ëndrruar lirinë se ajo një ditë do të vije, por thoshte “se pa luftë nuk largohen këto bisha mizore, egërsira e sorra serbovrastare”. Po kështu Skifteri me shokët e tij të idealit morën pushkët dhe dolën në mbrojtje të tokave shqiptare. Skifteri gjithmon meditonte se bashkimi sjellë fuqin. Kjo me të vërtet ishte piknisja e çdo aksioni të tij, që ai dinte shumë mirë të organizonte në çdo kohë e moment. Luftimet në mes pushtuesit maqedonas ishin të ashpra, armiku sllav me tër artilerin e tij sulmonte nga largësia mbi pozicionet e UÇK-së, sepse në afërsi nuk lejohej nga ushtarët sy pa trembur të UÇK-së e në ballë të tyre ishin djalëria shqiptare dhe mbronin në çdo moment gjithë atë popullat autoktone arbërore të këtyre fshatrave shqiptare të rrethit të Kumanovës.
Skifter Arifi bie në altarin e lirisë në mbrojtje të atdheut
Skifter Arifi i rënë heroikisht në betejën legjendare në Sllupçan të Maqedonisë në emblemë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Por më 10 qershor të vitit 2001 duke u ballafaquar në një distancë shumë të afërt me forcat sllavo maqedonase goditet nga një plumb i mallkuar nga armiku dhe bie Dëshmor Skifter Arifi. Fjala e fundit e amanetit të Skifterit ishte “mos e ndalni luftën oh vllëzër e motra se fitorja është e jona ajo është shumë afër”
Me emrin e dëshmorit Skifter Arifi është emërtuar rruga që ai shumë herë kaloi aty pranë në lagjën e tij në qytetin e tij të lindjes në Gjilan. Fëmijët dhe gjithë gjeneratat që kalojn pranë saj rruge drejt shkollës që Skifteri mësoi, me krenari flasin pë Skifterin, kujtojn fjalët e urta, të tij, të një djaloshi me plot energji dhe lartpamësi, që ishte Skifteri se një ditë do të vij liria. Sot fëmijet e mbarë Kosovës janë të lirë të shkojn në shkollë dhe festojnë gjitha festat kombëtare me flamurin dy krenarësh të ujitur me gjakun tuaj Skifter dhe të gjithë dëshmorëve dhe të këndojn ty Skifter dhe këngë më të bukura e të shkruajn poezi trimërie.
Skifteri asnjëherë nuk hezitonte në çdo aksion, ishte i pari dhe thënja e tij ishte e përhershme që thonte gjithherë ,,ejani shok pas meje se unë do të dal i pari në ballë të çdo aksioni” që ishte bërë fortifikat i gjithë njësitit të tij, në atë pjesë të Iliridës. Fati i lindjes së çdo shqiptari është i njejtë për gjithë kombit por rënja e madhërishme si Skifteri, nuk na gjen të njejtë, që ju patët dhe fatin të jepni dhe jetën për lirin e sotshme të Kosovës që është një veçanti që është nga i Madhi Zot që dhe ju ishit ndër nismëtarët që na sjellët lirinë e munguar e që ndryshuat historinë e gjithë kombit Shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Pishtari i lirisë Skifter Arifi trimi nga Gjilani
Pishtari i lirisë ishte Skifter trimi, fliste pak por vepronte shumë, ishte një djalë i urtë e i besës dhe me synime vullnet mira, të kjarta për të çliruar kombin shqiptar të robëruar plot një shekull. Po veprimet e tij të një atdhetari ishin të shumta sepse ai vepronte po si rrufeja. Skifteri thoshte se: “pas çlirimit të Kosovës nga okupatori barbar serbosllav, nuk është jeta e lumtur tek ne shqiptarët e Kosovës, se vëllezërit e motrat tona shqiptare janë në robëri ende atje në Preshevë, Medvegjë, Bujanovcë, Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivarë e gjithandej ku frymëron shqiptari e ku i thuhet bukës bukë e ujit ujë, se për lirinë e atdheut duhet dhanë dhe jetën dhe ne, që neser të jetë i lirë po gjithë kombi”.
Skifter Arifi këtë e dëshmoi dhe me vepër, oh madhështor, oh dielli i syve tanë, oh Skifter Seferi, oh Skifter Gjilani, oh Skifter Kosova, oh Skifter Shqipnija, ju qoft lavdi veprës suaj madhore. Skifter ju kishit, ditlindjen e parë më 1 janar 1976 deri në flijimin tënd për tokën e shtrejt të Shqipërisë Natyrale që të përgëzonin familja juaj e tash që nga rënja juaj Dëshmor i Kombit më 10 qershor 2001 në Sllupçan të Kumanovës Dardane do të kujtojm gjithë ne, me plot mall i tër kombi shqiptar, ditën e rënjes në altarinë e lirisë.
Lavdi Dëshmorit të Kombit Skifter Arifi, lavdi gjithë dëshmorëve të kombit anembanë trojeve etnike shqiptare të Shqipërisë Natyrale. Lavdi për jetën dhe veprën meritore të strategut e vizionarit të lirisë së atdheut Skifter Arifi. Lavdi e përjetshme trimit. Lavdi, lavdi, lavdi.
Dëshmori Skifter Arifi ishte pjesmarrës i tri luftrave çlirimtare për lirinë e atdheut të tokave arbërore shqiptare