FC Drita ka bërë lëvizjen e saj të parë në tregun e transferimeve për sezonin e ri duke zyrtarizuar Kastriot Rapucën si përforcimin e tyre të parë shkruan Radio Star.
Rapuca, i cili luan si mbrojtës i krahut, është një shtesë e rëndësishme për skuadrën gjilanase.
Në të kaluarën, Kastriot Rapuca ka qenë pjesë e skuadrës së Fushë Kosovës, ekip i cili do të garojë në Ligën e Parë.
Komunikata zyrtare:
Mirë se vjen Kastriot Rapuca
Kemi knaqësin të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, mbrojtësin e krahut të djatht Kastriot Rapuca i cili është ardhja jonë e parë e këtij afati kalimtarë.
Rapuca do të jetë një forcë shtesë në repartin defanziv dhe një konkurent i fortë nën drejtimin e trenerit Zekrija Ramadani.
Rapuca në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e superligës së kosovës me ekipe si Ulpiana, Malisheva dhe së fundmi me ekipin e Fushë Kosovës.
Rapuca ka nënshkruar kontratë dy vjeqare dhe do të jemi së bashku deri në qershor 2026.
Paq fat Kastriot🤍