Në seancën e djeshme 31.05.2018 paraqita shqetsimet e bashkëvendasve të mi fshatit Dobërçan për dy qështje, e para ishte mungesa e investimeve për më shumë se dy vite në fshatin tonë
– Përkundër se jemi një ndër fshatrat më të organizuara dhe tatimpaguesit më të rregullt të komunës Gjilanit dhe edhe pse kërkesat me shkrim drejtuar drejtorive përkatëse nuk kan mungu asnjëher për secilën qështje jo që nuk kemi përfitu nga investimet më tepër se dy vite por as edhe përgjigje apo sqarim me shkrim nuk na është dhënë. Diferencimi apo anashkalimi që po na bëhet është i papranushëm për ne dhe kërkova që me rishikim të bugjetit i cili riplanifikohet në muajin qershor të futet në planin investiv edhe fshati ynë, gjithashtu kërkova që t’u ipen sqarime qytetarëve se, pse jemi anashkalu në investime për më shum se dy vite?
Qështja e dytë të cilën e paraqita ka të bëjë me mirëmbajtjen e parkut, gjithashtu kërkova sqarim se pse me marrveshjen e re që ka bërë komuna me Ekohigjienën nuk po mirëmbahen parku i Dobërçanit ai i Zhegrës, parku i Dardanisë në lagjen Dardania në Gjilan si dhe në lokalitete tjera? Me marrveshjen e vjetër Ekohigjiena ka pasë obligim dhe është kujdesë edhe për këto sipërfaqe!
Drejtori i SHP sqarimin të cilin e bëri për mungesë investimesh ishte vetëm sa për t’u arsyetu se u përgjigja sepse nuk dha kurfar sqarimi por vetëm deklari se në Dobërçan është shtru asfalt në vitin 2016 dhe kan mbetë dy rrigica të pashtruara e që do të shtrohen, kurse për qështjen e mosmirëmbajtjes së parqeve të lokaliteteve të cekura më lartë dhe as edhe nji fjalë për pikat e marrveshjes me Ekohigjienën.
Aslfaltimi i rrugëve në fshatin Dobërçan ishte planifikim i vitit 2015 mirpo realizimi është bërë në vitin 2016 me qëllim që më vonë të përdoret si arsyetim nga organet komunale se kemi investu në vitin 2016 sikurse edhe ndodhi dje.
Për shkak se me rregullore të punës kuvendit koha është e limituar dhe sigurisht që përmes formave të tjera do të kërkojmë sqarime shtesë.W
Ibish Ibishi mungesa e investimeve në Doberqan për më shumë se dy vite
Ndani këtë artikull