Disa nga të rinjtë e qytetit të Gjilanit kanë arritur që t’i sigurojnë vendit medalje suksesi, duke triumfuar si xhudistët më të mirë në garat e mbajtura “Struga Open 2024”.
Judo Klub “Gjilani” ka marrë pjesë në garën “Struga Open 2024”, ku xhudistët kanë treguar aftësitë e tyre në një sfidë të madhe, të cilët janë ndeshur me kundërshtarë nga mbi 17 shtete të botës.
Ndërsa, Elsa Osmani U11 dhe Rilind Sylejmani U15 fituan medaljen e argjendtë, derisa Agnesa Berisha U11 mori medaljen e bronztë.
Përveç sukseseve të xhudistëve në këto gara, është mbajtur edhe kampionati i Badmintonit, me ç’rast Suela Keka nga Kamenica, ka arritur rezultate kulminante duke u radhitur në top 5 e më të mirëve në këtë kampionat. /Telegrafi/