Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë rrufeje. Intensifikimi i reshjeve pritet krejtësisht gjatë natës.
Si pasojë e pluhurit Saharian, në ato zona ku ka të reshura do të jenë të përziera me baltë.
Era do fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 10-62 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32°C. /MeteoKosova/