Mëngjesin e së premtes priten reshje shiu, ku vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.
Lokalisht reshjet mund të jenë më të shumta apo edhe me breshër. Deri nga mesdita reshjet pushojnë, e vranësirat shpërndahen, duke hapur qiellin për më shumë rreze dielli dhe kthjellime në mbrëmje.
Era ndryshon drejtimin në veriore dhe frynë mesatare 5-10m/s. Temperaturat minimale 15C e 16C, ndërsa ato maksimale më të ulëta, shkojnë deri në 23C e 25C, njofton Prishtina Weather.
Ditëve të fundjavës parashihet mot stabil, kryesisht me diell, e temperaturat shënojnë sërish rritje deri në 30C. Ditën e hënë pasdite mund të ketë zhvillime të rrebesheve dhe bubullima në pjesë të vendit, por mbetet nxehtë. Nga dita e martë më nxehtë e kryesisht me diell.