Një person është gjetur pa shenja jete sot tek Penda e Livoqit në Gjilan
Lajmin për ’Radio Star’ e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Me datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person mashkull i moshës madhor në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, hetues rajonal, fornzika rajonale, prokurori i shtetit, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës në Gjilan.
Nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete.
Hetues rajonal në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në sqarim dhe ndriçim të rrethanave të rastit.