Tash e sa vite Stadiumi i Qytetit nuk po bëhet. Në të kaherë janë ndalë punët dhe asessi nuk po arrihet që së paku të dihet fituesi i tenderit.
Ndërkohë që presioni është i madh si nga dy klubet e qytetit, tifozët dhe qytetarët e Gjilanit, mbarimi i punëve nuk po shihet në horizont.
Një ditë në prag të Festës së Kurban Bajramit, kryesuesi i Asamblesë Komunale të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, që ka vendosur të therr një kurban, e ka lëshuar atë në fushën e Stadiumit të Qytetit për të kullotur, ngase duket se kjo fushë nuk ka mbetur për tjetër gjë, pos për të kullotur bagëtia.
Ndryshe, ditë më parë, në këtë fushë është parë buldozheri duke e rrafshuar fushën e shumë shpejt pritet edhe të rregullohet fusha, ngase FC Drita që do të marrë pjesë në garat e Uefa Conference League duhet që të stërvis në fushë me bari natyral, ngase në Evropë luhet vetëm në fusha të tilla./Radio Star/