Presidentja Vjosa Osmani në Samitin e Paqes për Ukrainën, që u mbajt në Zvicër në fjalimin përmbyllës tha se agresioni rus në Ukrainë ia kujtoi Kosovës vuajtjet që sjell lufta.
Ajo tha se Ukraina do të ia dal, dhe se shpresën e njerëzve të saj, nuk mund ta thyej asnjë tirani, shkruan Reporteri.net.
“Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës u ka kujtuar të gjithëve në vendin tim dy gjëra, e para vuajtjen e tmerrshme që lufta sjell, dhe e dyta që tani është radha jonë që të japim”, tha presidentja Osmani.
“Që nga shkurti i 2022-ës bota ka parë një agresion që jo vetëm kërcënon sovranitetin e një kombi, por edhe shpirtin e Evropës”.
“Por Ukraina do të mbizotërojë. Njerëzit e Ukrainës kanë ngritur shpresën që asnjë tirani nuk do të mund ta thyejë”, tha Osmani.