Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të meteorologut Sylë Tahirsylaj, i cili ka vdekur të hënën.
Kurti ka thënë se kontributi i Tahirsylaj do të mbetet i paharrueshëm.
Ai ka përmendur edhe vizitën e dy viteve më parë, derisa kryeministri ka theksuar se bisedat me të i ka pasur të gjata e mbresëlënëse.
“Kullën e familjes Tahirsylaj në fshatin Isniq e vizituam në tetorin e para dy viteve. Bisedat me Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj i patëm të gjata e mbresëlënëse. Kontributi i tij në fushën e metereologjisë në Kosovë dhe për Universitetin e Prishtinës si akademik, do të mbetet i paharrueshëm. Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet”, ka shkruar Kurti në Facebook.