Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Samitit për Ukrainën është takuar me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Osmani ka thënë se me Rutte ka diskutuar në të mirën e popullit të Kosovës dhe të ardhmes euroatlantike të saj.
“Diskutime gjithnjë përmbajtësore me kryeministrin holandez, Mark Rutte, në të mirën e popullit të Kosovës dhe të ardhmes euroatlantike të saj“, shkroi ajo.