Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, është përjashtuar nga UEFA dhe i është hequr akreditimi për Kampionatin Evropian, merr vesh gazeta Express.
Sadiku është përjashtuar sot pas ankesës së Federatës së Futbollit të Serbisë për veprimin e tij para duelit Angli – Serbi.
Sadiku e bëri shqiponjën para tifozëve serbë dhe kjo është arsyeja e përjashtimit.
Sadiku nuk do të ketë autorizim më për të raportuar brenda stadiumeve në Gjermani gjatë Kampionatit Evropian.