Skuadra gjilanase FC Drita sot ka mësuar kundërshtarin e saj të mundshëm për raundin e dytë të UEFA Conference League.
Ekipet GFK Tikves dhe Breidablik do të përballen mes vete, dhe fituesi i kësaj ndeshjeje do të takohet me skuadrën e Dritës në fazën e ardhshme të kompeticionit.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një komunikate zyrtare të postuar në faqen e tyre në Facebook.
FC Drita do të jetë në pritje të rezultatit të ndeshjes mes GFK Tikves dhe Breidablik, për të mësuar se cili do të jetë kundërshtari i tyre në rrugëtimin evropian.
Gjilanasit janë duke bërë përgatitjet e duhura për ndeshjet e ardhshme.