Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, pretendon se rritja ekonomike është përshpejtuar në vitin 2024.
Duke u thirrur në të dhëna të ASK-së, ai ka vlerësuar se në pjesën e parë të këtij viti rritja ekonomike ka prekur nivelin 5.62 për qind.
Ndonëse qytetarë vazhdojnë të marrin kredi për çdo gjë, në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo rritje është më e lartë në vitin e kaluar.
“Sipas ASK-së, rritja ekonomike në TM1 2024 ka përshpejtuar edhe më tutje ritmin duke shënuar nivelin 📈 5.62%, që është dukshëm më lartë se tremujori paraprak që ishte 3.96%. Pas tejkalimit të stuhisë së krizave globale, dhe stabilizimit të çmimeve, tani gradualisht po i kthehemi potencialit dhe rritjes së synuar. Kjo demanton të gjithë zërat skeptikë dhe prognozat e zymta që me çdo kusht mundoheshin ta lidhnin liberalizimin e vizave me skenare apokaliptike në fillim të vitit”, ka shkruar Murati.
Më tej, ai ka folur edhe për ndikim e liberalizmit të vizave për qytetarët.
“Siç edhe po shihet, liberalizimi i vizave është prej gjërave më të mira që ka ndodhur së fundmi për ekonominë e vendit. Sepse përveç lehtësimit të udhëtimit për të vizituar familjarët në mërgatë, tani edhe bizneset e ndërmarrësit e kanë shumë më të lehtë të gjejnë tregje të reja e të rrisin aktivitetin bzinesor. Në një nga udhëtimet që kisha së fundmi, kisha rastin të takoj dy të rinj që punonin në fushën e marketingut dhe dizajnit digjital, të cilët po ktheheshin nga një takim që kishin pasur me një klient në Valencia të Spanjës. Diçka vështirë e imanginueshme para se të hiqeshin vizat”, ka shkruar Murati.