Fshati Dobërçan, edhe pse gjendet në Kosovë, në komunën e Gjilanit, çdo ditë e më tepër po u përngjan fshatrave zvicerane.
Me shportat për mbeturina, drunj zbukurues rreth lumit, parkun e gjelbëruar, me varreza të mirëmbajtura si dhe me dy punëtorë, të cilët punojnë për çdo ditë për pastërtinë e fshatit skaj më skaj, nuk mund të jetë ndryshe nga një fshat i organizuar mirë.
Dobërçani i bukur edhe pak para iftarit,
në mbrëmje….!
Mjedisi i pastër ekologjik – një shembull se si mirëmbahet e humanizohet natyra!
Secili që udhëton drejt Kamenicës ose Bujanocit duhet të kalojë nëpër Dobërçan, meqë rruga përshkon mes për mes këtij lokaliteti.
Mirëpo, ajo që e bën të veçantë prej vendbanimeve të tjera është pastëria, rregulli, disiplina, kultura urbane – tipike për mjediset e qytetëruara!
KFOR-i turk shtroj iftar për banoret e Dobërçanit ne oborrin e Shkolles fillore,Në iftar ishin te ftuar: xhemati i dy xhamive,arsimtaret e shkolles fillore,veteran te UÇK-se të rinjët e fshatit etj.
Ishte nje ngjarje e veçante per fshatin.Ne emer te qytetareve te Doberçanit falenderuan KFOR-in turk per kete nder per qytetaret tane ne kete muaj te shenjet,muaj te sakrifices,muaj te bamiresise
Vlen te ceket se ishim mbi 200 persona qe bëm iftar
Vet banorët e fshatit Dobërçan kanë renovuar Shtëpinë e Kulturës ku janë rregullu pllakat në hyrje.
Ata kanë bër një organizim të vogël rreth lumit të fshatit, aty është organizuar nga vet banorët një iftarë modest.