Komuna e Gjilanit ka marrë një vlerësim të dobët nga Auditori i Përgjithshëm për vitin 2023 shkruan Radio Star.
Ky raport ka ngjallur kritika të ashpra nga ish-asambleisti Burim Berisha, i cili ka deklaruar se komuna ka ngelur në klasë për shkak të keqqeverisjes dhe përsëritjes së shkeljeve të njëjta për dy vite me radhë.
Berisha ka theksuar se raporti i Auditorit të Përgjithshëm është një dëshmi e qartë e dështimit të qeverisjes lokale në Gjilan.
Berisha ka deklaruar: “Edhe këtë vit, Komuna e Gjilanit ka marrë një vlerësim të dobët nga Auditori i Përgjithshëm. Ky raport është një alarm i qartë për keqqeverisjen që vazhdon të ndodhë në këtë komunë. Përsëritja e të njëjtave shkelje për dy vite radhazi tregon mungesën e seriozitetit dhe përgjegjësisë nga ana e udhëheqjes komunale.”
Ai ka theksuar se ky vlerësim i dobët ka pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Gjilanit, të cilët përballen me shërbime publike joefikase dhe me probleme të vazhdueshme në infrastrukturë dhe administratë.
Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2023 ka identifikuar një sërë problemesh dhe mangësish në menaxhimin e burimeve financiare dhe në zbatimin e projekteve në Komunën e Gjilanit.
Statusi i plotë:
Edhe këtë vit Komuna e Gjilanit ngel në klasë, sepse vlerësohet dobët nga Auditori i përgjithshëm.
Arsyeja: Parregullësi e keqpërdorime të mëdha
Raportori i Auditorit të Përgjithshëm për komunën e Gjilanit për vitin 2023, është raport i kualifikuar. (Më i keqi i mundshëm)
Të tillë këtë raport e ka bërë pikërisht kjo keqqeverisje, cila përsëritë shkeljet e njëjta, gabimet e njëjta, për të dytin vit radhazi, sepse qëllimi i saj mbetet i njëjtë keqmenaxhimi dhe keqpërdorimi.
Disa nga të gjeturat janë:
1. Pagesa e projekteve në kundërshtim me ligjin e buxhetit;
2. Vonesa në vlerësimin e tenderëve;
3. Keqklasifikimi i shpenzimeve;
4. Mos përdorimi i programit E-pasuria;
5. Anashkalimi i procedurave të prokurimit;
6. Angazhimi i të punësuarëve me kontratë për shërbime të veçanta pa i respektu procedurat e prokurimit publik;
7. Mos verifikimi i plotë i pronave komunale(minimum 20%)
8. Vonesa në kryerjen e obligimeve të papaguara dhe shpenzimet gjyqësore/përmbarimore;
9. Mos rrespektimi i procedurave të pagesave;
Kurse nga 15 rekomandimet e vitit 2022, vetëm 7 janë zbatuar apo 46.66%, nëse këtyre rekomandimeve apo veprimeve jo në përputhje me ligjet i shtohen edhe minimum 9 gjetjet apo rekomandimet e vitit 2023 do të jenë 17 rekomandime për vitin 2023, pa përfshi edhe veprimet e deri tanishme nga keqqeverisja komunale.
Një ligj thotë që nëse dy vite personi radhazi përsërit vitin(që në këtë rast komuna e Gjilanit sipas auditorit të përgjithshëm ka ngelur në klasë për dy vite radhazi me raport i kualifikuar) përsoni në këtë rast komuna e ka humbur të drejtën e qeverisjes.