Dje, në QKMF-në e Vitisë, Dr. Aid Shefkiu, një specialist në pulmologji i shkëlqyer dhe dr. Valdrin Hetemi, një mjek i njohur në urgjencën primare dhe një specialist në Endokrinologji, kanë kryer një operacion të shkëlqyer për një pacient në gjendje të rënduar.
Pacienti kishte Efuzion Pleural, një gjendje ku mushkëria mbushet me lëng, duke penguar frymëmarrjen, përcjell Gazeta Shneta.
Me përdorimin e teknologjisë së ultrazërit dhe aspiratorit të disponueshëm në QKMF, ata arritën të heqin afër 1 litër lëng serohemoragjik nga mushkëria e pacientit. Kjo ndërhyrje e suksesshme ndihmoi në lehtësimin e frymëmarrjes së pacientit dhe stabilizimin e gjendjes së tij.
Ky sukses i realizuar nga mjekët dhe ekipi infermieror në QKMF-Viti dëshmon për përkushtimin, profesionalizmin dhe aftësitë e tyre në kujdesin për pacientët./Gazeta Shneta/