Një person ka pësuar një vetaksident të rëndë me motoçikletë në fshatin Uglar të Gjilanit shkruan Radio Star.
Për ‘Radio Star’ këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka thënë se në fshatin Uglar ka ndodhur një vetaksident trafiku me motoçikletë, në të cilin dyshohet se drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar shqiptar ka humb kontrollin mbi motoçikletën, më pas personi i përfshier në këtë aksident ka pësuar lëndime të rënda dhe i njeti më pas është dërguar në Spitalin e Gjilanit dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Kurse hetues të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./radiostar/