Për të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes , priten zhvillime të fuqishme të vranësirave në shkallë vendi, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta.
Pluhuri Saharian do të fillojë të dobësohet përkohësisht, megjithatë në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht aty ku ka zhvillime, me shpejtësi prej 15-70 km/h! Nuk përjashtohet mundësia për dëme materiale.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C. Gjatë kohës së stuhive dhe reshjeve, temperaturat pësojnë ulje me të pakten 10°C. /MeteoKosova/