Sot, skuadra e SC Gjilanit fillon stërvitjet e para për sezonin e ri 2024/25, duke shënuar fillimin e një epoke të re nën drejtimin e trajnerit të ri, Ardian Nuhiu shkruan Radio Star.
Pas emërimit të tij, Nuhiu synon të drejtojë skuadrën gjilanase drejt suksesit dhe të fitojë trofeun e parë nën udhëheqjen e tij.
SC Gjilani ka nisur të realizojë transferet e para, në përputhje me kërkesat e trajnerit të ri, duke treguar angazhimin e klubit për të forcuar skuadrën dhe për të synuar pozitat e larta në tabelë.
Me përgatitjet për sezonin e ri në proces, tifozët e SC Gjilanit janë optimistë për një sezon të suksesshëm nën drejtimin e Nuhiut.
SC Gjilani sot do të mbajë konferencën e parë për media duke filluar nga ora 16:30 dhe kjo do të transmetohet në ‘Radio Star’.