Shqipëria është mundur nga Spanja me rezultatin 0-1 në Dyseldorf, në sfidën e fundit të Grupit B, duke u eliminuar kështu përfundimisht nga Europiani “Gjermani 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Merkur Spiel Arena” përfundoi me rezultat minimal 0-1.
Golin e fitores për Spanjën arriti ta shënojë Ferran Torres në minutën e 13-të, kështu duke e mbyllur në epërsi pjesën e parë.
Shqipëria në pjesën e dytë ishte më kërkuese, me disa raste nga Armando Broja dhe Kristjan Asllani, mirëpo pa konktretizim të golit.
Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi 0-1.
Kësisoj, Shqipëria mbyll këtu garën në kampionatin evropian si e fundit në grup me vetëm një pikë.