Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasditës pritet të kemi kalimin e një sistemi frontal nga perëndimi i vendit, i cili gjatë lëvizjes në drejtim të lindjes, do të fuqizohet.
Ky sistem pritet të sjellë rrebeshe lokale shiu, breshër (ka mundësi të madh) shkarkesa të forta rrufesh dhe erëra jashtëzakonisht të fuqishme. Nuk përjashtohet mundësia për vërshime të shpejta në zona të caktuara.
Pas kalimit të sistemit, në mbrëmje mund të ketë sërish zhvillime të vranësirave lokale, duke sjellur rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh.
Pluhuri saharian do të mbetet i pranishëm edhe të mërkurën, ku në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila gjatë kalimit të sistemit frontal pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-80, e në zona të caktuara mund të arrijë edhe deri në 100 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C. /MeteoKosova/