Flora Kqiku nga Kosova është zgjedhur për ta udhëhequr për dy vjet Rrjetin e BE-së për Zbatimin e Ligjit mjedisor, shkruan Reporteri.net.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka fituar ndaj kundërkandidatit nga Sllovakia.
“E lumtur dhe krenare, dhe jo vetëm për veten time, por për të parë Kosovën në rol udhëheqës në një organizatë me autoritete shtetërore mjedisore të 38 Shteteve”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i saj:
Ishte nderë, krenari dhe privilegj për mua, mundësia që në Presidencën Belge të EU-së, në Pallatin Egmont të udhëheqë Asamblenë e 28-të Gjenerale te IMPEL. Pas marrjes së besimit në Asamblenë Gjenerale paraprake, më 30 Nentor 2023, përmes procesit të votimit nga autoritete shtetërore mjedisore të 38 shteteve anëtare, duke fituar ndaj kundërkandidatit nga Sllovakia, mora mandatin dy vjeçar për të qenë në udhëheqje të kësaj organizate për dy vite.
Kjo ishte Asamblea e parë Gjenarale të cilën pata mundësinë ta udhëheqë në person, pas marrjes se mandatit.
Së bashku me dy kolegët e Bordit, Marco Falconi nga Italia si dhe Rob Kramers nga Holanda, si dhe kryesuesit e grupeve tematike, në praninë e Përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe Presidencës Belge të EU-së, para Kordinatorëve Nacional të Shteteve anëtare prezentuam Planin e Punës për vitin 2025-2027 si dhe u diskutua për aktivitete, projekte, rezultate si dhe sfidat në implementim e fuqizim të legjilacionit mjedisor të EU-së dhe shteteve anëtare.
E lumtur dhe krenare, dhe jo vetëm për veten time, por për të parë Kosovën në rol udhëheqës në një organizatë me autoritete shtetërore mjedisore të 38 Shteteve.